Infeksionet bakteriale dhe virale po mbushin ambulancat e mjekëve amë dhe Spitalin e Fëmijëve “Kozle”. Mjekët dhe mikrobiologët bëjnë thirrje që gjatë këtij sezoni fëmijët të marrin vitamina shtesë vetëm atëherë kur kanë nevojë edhe atë në formë të sirupit duke iu shmangur suplementeve që reklamohen në televizione dhe rrjete sociale.
“Të gjithë fëmijët një periudhë duhet te marrin multivitamina në shurup, shkenca ka vërtetuar që nuk ka dallim mes atyre që i marrin dhe atyre që nuk i marrin, se mund të jenë vetëm të dëmshme dhe sigurisht ekonomikisht nuk janë shume të lira, ato gjëra reklamohen në televizion, nuk janë kontrolluar. Pasi që janë medikamente ndihmëse mund edhe të reklamohen. Janë grupe të veçanta pacientësh të cilët në një periudhë të caktuar mund të konsumojnë barna të tilla, ndërsa pirja e rregullt nuk është e nevojshme.”,- tha mikrobiologu, Nikola Panovski. Mikrobiologu Panovski me këshilla ndaj prindërve që të rrisin imunitetin e fëmijëve në mënyrë natyrale dhe gradualisht.
“Imuniteti nuk fitohet për pesë ditë dhe më shumë varet nga gjenet që nuk mund shumë të ndikojmë aty, si dhe nga mënyra e jetesës. Në vend se të mundohemi për një jetë të shëndetshme, ushqim të shëndetshëm për fëmijët, të largohen nga kompjuterët, të dalin jashtë të luajnë, të merren me sport, t’i dërgojmë në ajër të pastër, me një fjalë të lëvizin më shumë.”,- theksoi mikrobiologu, Nikola Panovski. Ndërkohë, sipas të dhënave nga Spitali i Fëmijëve “Kozle” brenda 24 orëve kontrollohen 130 fëmijë në ambulancat e kujdestarisë. 50 fëmijë janë të hospitalizuar, prej të cilëve 35 janë nën 5 vjeç.