Rritja e energjisë mbyll teatrin në Budapest

Institucioni 111-vjeçar nuk mund të paguajë faturat e larta të energjisë për ngrohjen e sallës

Një teatër në kryeqytetin e Hungarisë do të kalojë një dimër të ftohtë dhe të qetë pasi drejtuesit e tij zgjodhën ta mbyllin atë në vend që të paguajnë çmimet e kripura të shërbimeve publike që po shtrëngojnë bizneset dhe institucionet kulturore në të gjithë Evropën.

Teatri 111-vjeçar Erkel në Budapest, do të mbyllë dyert e tij në Nëntor pasi rritja eksponenciale e faturave të energjisë, e bën të pamundur ngrohjen e ndërtesës me plot 1800 vende. Drejtori i Operas Shtetërore Hungareze, Szilveszter Okovacs, shprehet:

“Duhet të vendosnim se si mund të kursenim. Edhe pse është e dhimbshme të vendosësh të mbyllësh Erkelin për disa muaj, është krejtësisht racionale”.
Më tej Okovacs, shprehet se:

“Faturat e energjisë të institucionit janë bërë 8 -fish më të shtrenjta ndonjëherë edhe 10 fish,diçka duhej bërë sepse, në fund të fundit, pagat e punonjësve, janë më të rëndësishmet”. Mbyllja e përkohshme e Teatrit Erkel është vetëm një nga shumë rastet e institucioneve kulturore në Hungari që luftojnë për të qëndruar në këmbë pasi inflacioni i lartë, dobësimi i monedhës dhe kostot e energjisë marrin një taksë të rëndë financiare.

Është një shembull i dhimbjes që godet vendet në të gjithë Evropën ndërsa çmimet e energjisë rriten në qiell për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, duke detyruar disa fabrika të mbyllen, duke e bërë jetën më të shtrenjtë dhe duke nxitur frikën e një recesioni të afërt.

Përpjekjet me të cilat përballen teatrot në Hungari nuk kufizohen vetëm në kryeqytet. Qeveritë vendore në të gjithë vendin kanë njoftuar se teatrot, kinematë, muzetë dhe institucionet e tjera kulturore duhet të mbyllen për dimër për të mos u goditur nga kostot e larta të energjisë elektrike.