Qytetarët e Tetovës me automjete sot kanë protestuar për të tretën herë me radhë pasi që Komisioni Rregullator i Energjetikës e rriti çmimin e rrymës elektrike për 7,42%. Protestuesit sot e kanë bllokuar autostradën Tetovë Shkup.
Para fillimit të protestës, Krenar Osmani nga Këshilli i Protestave në Tetovë, deklaroi se nuk do të heqin dorë nga kërkesat, pasi familjet dhe ekonomia është në buzë të greminës.
Fuqia dhe pushteti i takon popullit dhe jo individët, populli jemi ne, Tetova, Shkupi, Kumanova, Dibra, Kumanova, Gostivari, Struga, ata duhet të dëgjohen kërkesat tona. De jure ata janë shërbëtorët tanë, të popullit, a de fakto situata është krejt tjetër./Portalb