Rritja e çmimit të naftës, Besimi: Akcizat nuk janë vendosur për mbushje të buxhetit

I pyetur se si i komenton deklaratat e opozitës ku thuhet se çmimi i naftës është rritur për tu mbushur buxheti shtetërorë, ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se rritja e akcizës së naftës nuk vjen si pasojë e reformave tatimore.

“Rreth akcizave për derivatet…ne nuk i kemi vendosur në kontekst të asaj që deri më tash e kemi thënë, respektivisht në pakon të reformave në tatim për mbushjen e buxhetit, por realizimin… unë përmenda që realizimi i buxhetit nuk bazohet vetëm tek akcizat, stoqet e akcizave, por në përgjithësi nga të gjitha të ardhurat”, tha mes tjerash ministri Besimi.