Rritja e çmimit të energjisë, Grubi: Ne i subvencionojmë qytetarët

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka folur në emisionin “Opinion” për luftën Rusi-Ukrainë.

Grubi tha se lufta do të ndikojë indirekt në rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve, por theksoi se nuk ka vend për panik.

Zyrtari i qeverisë së Maqedonisë së Veriut tha se qytetarët po suvecionohen për çmimin e energjisë elektrike, në mënyrë që rritja e çmimit të mos ndikojë tek xhepat e tyre.

“Ndikimi nuk është aq i drejtpërdrejtët, por indirekt po. Rritja e çmimit të energjisë po rritet. Qeveria subvencionon qytetarët, por pasojat indirekte po i ndiejmë edhe ne. Për momentin për qytetarët nuk do ketë shqetësim ka mjaftueshëm naftë, benzinë dhe drithëra. Pasoja direket nuk ndien, por rritja e çmimit të karburanteve i rrit çmimet zinxhir. Por nuk ka arsye për panik. Besojmë se këtu ka gisht Rusia që ngjall panik tek qytetarët.”-tha Grubi./Opinion.al