Rritja e çmimit të energjisë dhe instalimi i paneleve diellore

Kostoja e instalimit të paneleve diellore u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 në Britani. Pronarët e shtëpive po kalojnë tek përdorimi i energjisë së ripërtëritshme me një ritëm më të shpejtë, duke u përpjekur të shmangin pasojat e krizës energjetike që shkaktuan rritjen me 67 për qind të çmimit të energjisë gjatë vitit të kaluar.

Rritja e çmimit të energjisë dhe instalimi i paneleve diellore

Rritja e çmimit të energjisë dhe instalimi i paneleve diellore
The code has been copied to your clipboard.

width px height px
Facebook
Twitter
The URL has been copied to your clipboard
No media source currently available

0:003:13
0:00
Në një qytet në veri të Londrës, shumicën e kohës moti ka qenë me re gjatë muajve të dimrit.

Por kjo nuk e pengoi banorin e qytetit Luton, Kumi Thiruchelvam, të instalonte panele diellore në dhjetor. Kostoja e instalimit të tyre është midis 14 dhe 15 mijë dollarëve, duke i marrë atij një pjesë të mirë të kursimeve.

Megjithatë për të investimi ishte i arsyeshëm për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, çmimet e energjisë elektrike në Britani u rritën me 67 për qind në janar të vitit 2023 krahasuar me janarin e vitit 2022.

Kostoja e instalimit të paneleve diellore u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas organizatës MCS, e cila është përgjegjëse për standardet e instalimit të paneleve diellore.

“Kemi pasur një kombinim të rritjes së çmimeve të energjisë në mbarë botën me rritjen e konsumit të energjisë elektrike në shtëpi për një sërë arsyesh, duke përfshirë makinat elektrike”, thotë zoti Thiruchelvam.

Familja e tij ka një shtëpi të madhe dhe tre makina elektrike, kështu që konsumi i tyre i energjisë elektrike është më i lartë se familjet normale, rreth 12 mijë kWh në vit.

Rreth dy të tretat e energjisë së konsumuar tani do të sigurohen nga panelet diellore.

Vetëm në janar, ka patur rreth 15 mijë instalime shtëpiake të paneleve diellore në Britani, më shumë se në çdo muaj tjetër që nga viti 2016.

Tom Faulkner, kreu i pasurive, infrastrukturës dhe rrjeteve në kompaninë “Cornwall Insight”, thotë se tregu i energjisë diellore ka ndryshuar rrënjësisht gjatë viteve të fundit dhe rritja e kostos së energjisë elektrike po nxit ritmin e instalimit të paneleve fotovoltaike.

“Zakonisht konsumatorët përfitojnë nga normat e eksportit në rrjetin e energjisë elektrike të vendit. Tani, shumë nga ato kursime vijnë nga kostot e shmangura, sepse kostoja e energjisë elektrike është kaq e lartë. Ndërkohë që ekzistojnë skema për t’i mbrojtur njerëzit nga kostot aktuale, 3000 dollarë në vit për një familje mesatare janë ende një kosto shumë e lartë krahasuar me mesataret historike”, thotë zoti Faulkner.

Në shtëpinë e zotit Thiruchelvam, kaldaja funksionon me gaz.