RRITJA 78 PËR QIND! Paga të majme për 1.600 funksionarë

Në konferencën e përbashkët për media në Qeveri, në pyetjen e gazetarëve, ministrat folën edhe për pagat e reja të tyre, të cilat u rritën për 78 për qind.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi theksoi se 1.600 funksionarë do të kenë paga më të larta, ndërsa rritja e pagës është për rreth 1.000 euro.

“Bëhet fjalë për 1.600 funksionarë. Ligji përfshin gjykatës, prokurorë, kryetarë komunash dhe drejtorë”, tha Besimi.

Sipas zv.kryeministrit, Artan Grubi, paga më e vogël është e zëvendëskryeministrit dhe se është shumë më e vogël nga vendi i punës që ka pasur më parë.

“Paga më e vogël është e zv.kryeministrit dhe është shumë më e vogël nga paga e vendit të punës që kam pasur më parë. Është mirë që Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim retroaktiv. Nga viti 2011 është ngrirë koeficienti. Nuk ka asgjë të kundërligjshme”, tha Grubi.

Ministri Kreshnik Bekteshi, i drejtoi gazetarët te shërbimet qeveritare për të pyetur pas insistimit që të pranihsmit të tregojnë pagën e tyre.

“Nuk jemi në shkollë që t’i themi të gjithë pagat tona, drejtohuni te shërbimet qeveritare dhe do u tregojnë”, deklaroi Bekteshi.