Rritet sërish vlera e Bitcoin, ja sa kushton tani

Kriptomonethat janë bërë trend botëror ku në secilin vend janë të përdoruara. Vlera e Bitcoin gjatë kësaj jave ka pasur një rritje të madhe ku tani vlera e 1 Bitcoinit është 51 mijë e 244 dollarë amerikan.
Është kjo një rritje e madhe e vlerës së Bitcoin, pasi vetëm 5 ditë më parë më 20 dhjetor vlera e tij ishte rreth 46 mijë dollarë apo 10% më pak.

Pothuajse gjatë tërë muajit të dhjetorit vlera e Bitcoin shkonte duke u ulur, por tani ka filluar të ngritet sërish.
Kujtojmë që vlera më e lartë e 1 Bitcoin këtë vit ishte më 8 nëntor kur vlera i shkoi deri në 67 mijë e 500 dollarë. Mbetet të shihet si do të shkojë trendi i kësaj kriptovalute në vazhdim.