Rritet për 60 për qind blerja online në Maqedoninë e Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më pak paguajnë me para në dorë. Si konfirmim i këtij trendi mund të përdoren të dhënat e Bankës Popullore të cilat tregojnë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti madje për 60 për qind vlera është më të lartë e transaksioneve në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, kur për shkak të situatës me pandeminë më shumë njerëz blenë online. Nga janari deri në qershor të këtij viti, qytetarët kanë shpenzuar gati 170 milionë euro, dhe nëse i krahasojmë këto të dhëna me periudhën para kr*izës 2019 do të vërejmë se gjysma e parë e këtij viti ka më shumë transaksione sesa i gjithë viti 2019.

Në gjysmën e parë të vitit 2021, u bënë 6.54 milion transaksione, që është një rritje prej 50% në krahasim me numrin e transaksioneve të kryera në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që nënkupton se vlera e transaksionit mesatar është rritur dhe tani është 26 euro kundrejt 24 eurove në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse në gjysmën e parë të vitit të kaluar transaksioni mesatar i personave juridikë ishte më i lartë (30.7 euro) në krahasim me personat fizikë (23.8 euro) në vitin 2021 është pothuajse i barabartë midis personave juridik dhe atyre fizik”, thonë nga Asociacioni E-Tregti.

Të dhënat zyrtare tregojnë se qytetarët kanë shpenzuat 123 milionë euro në 6 muajt e parë të këtij viti në online dyqanet vendase, që është 73% e vlerës totale e transaksioneve online. Të huajt në vend kundrejt E-tregtarëve vendor në gjysmën e parë të vitit kanë shpenzuar 7.6 milionë euro, përkatësisht 75% të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Transaksioni mesatar i të huajve në dyqanet online vendase është 36 euro. Të dhënat flasin gjithashtu se qytetarët tanë jashtë vendit kanë bërë transaksione me vlerë prej 38 milionë eurove në të njëjtën periudhë, që është 22.5% e vlerës së realizuar totale të transaksioneve online. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është shënuar rritje prej 24%.

Pandemia stimuloi ndjeshëm rritjen e tregtisë elektronike, kështu që kemi shënuar rritje tre shifrore në vlerën e transaksioneve me kartela vendase për tregtarët elektronikë vendas gjatë vitit të kaluar. Në kushtet e ndalesave të udhëtimit dhe kujdesit për mbrojtjen e shëndetit të tyre, gjithnjë e më shumë qytetarë i janë drejtuar alternativës së blerjeve tradicionale, pra përmes internetit”, deklarojnë nga Asociacioni E-Tregti.
Në Maqedoninë e Veriut, që nga 30 qershori i vitit 2021, aktiv janë 1,661 vende shitjeje virtuale ose online.Alsat