Rritet pagesa në në pagesat rrugore të Maqedonisë, janari deri në maj janë paguar 968.7 milionë denarë

Drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ejup Rustemi thotë se të dhënat nga pikëpagesat e Maqedonisë në muajt e parë të këtij viti na japin të drejtën që të jemi optimistë se jo vetëm që do të kthehen të hyrat e realizuara para pandemisë por pritet që të rriten të hyrat.

Për periudhën janar-maj, në vitin 2021 janë realizuar të njëjtat të hyra në vitin 2019 dhe ka rritje prej mbi 4 për qind. Nëse në vitin 2019 ku kishte rekord janë paguar 926.114.696 denarë, për të njëjtën periudhë gjatë vitit 2020 751.329.426 debarë, për dallim 2021 ku janë paguar 968.718.496 denarë ose rritje prej 28.9%.
Këto mjete, thekson Ejupi, janë të rëndësishme për Planifikimin Vjetor të ndërmarrjes publike dhe nga këto paratë varet se sa rrugë do të ndërtohen ose rindërtohen.