Rritet paga minimale në Maqedoninë e Veriut

Nga dita e sotme (1 korrik) hyn në fuqi Ligji për pagën minimale me çka paga më e vogël do të jetë 14.934 denarë neto, përkatësisht 21.776 denarë bruto.

Me rritjen e pagës prej 435 denarëve u rritën edhe kontributet ndaj shtetit për 669 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mars të këtij vitit, sipas nenit dhe paragrafi i dytë nga Ligji për pagën minimale, paga bruto nga muaji prill 2020 duhej të ishte 21.776 deearë, përkatësisht 14.934 denarë.

Këtë rritje për 435 denarë neto, Qeveria e Maqedonisë në prill vendosi ta anulojë për tre muaj.