Numri i të vdekurve nga epidemia e koronavirusit në Kinë arriti në 1000, me një rritje rekord të përditshëm të vdekjeve, ndërsa vendi po përballet me një goditje të rëndë në fushën e ekonomisë, transmeton Gazeta Metro.
Qindra firma kineze thonë se duhen miliardë dollarë kredi për të mos u përmbysur, edhe pse disa nga to ndodhen në pushim. Rreth 108 vdekje të tjera të koronavirusit u raportuan të martën, një rekord ditor ky, duke sjellë numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në vend, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Rreth 2,478 raste u konfirmuan në Kinë me 10 shkurt, nga 3,062 një ditë më parë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 42,638. OBSH ka paralajmëruar se përhapja e këtij virusi jashtë Kinës, mund të ndodh shumë shpejt.
Deri më tani janë konfirmuar vetëm 319 raste në 24 vende dhe territore tjera sipas OBSH, dhe zyrtarëve të tjerë kinezë. Dy vdekje janë shënuar jashtë Kinës, në Filipine dhe Hong Kong.