Rritet numri i të vr*arëve në Gazë! Sistemi shëndetësor po lu*fton edhe me pandeminë e Covid-19


Sistemi tashmë i dobësuar në Rripin e Gazës ishte në kolaps edhe para mbi një dekade gjatë luftës së katërt mes Izraelit dhe Hamasit. Sot, spitalet sërish janë të stërmbushura me njerëz të vdekur dhe të lënduar pas bombardimeve të reja. Shumë barëra të rëndësishme tashmë nuk gjenden në territorin e vogël të bllokuar bregdetar, kurse ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Dy nga mjekët më të njohur në Gazë, duke e përfshirë edhe zëvendësshefin e njësive operative për koronavirus ishin vrarë në shtëpitë e tyre pas sulmeve raketore.
Në mes të valës së infektimeve, ishte shkatërruar edhe laboratori i vetëm për testim të viruseve.
“Bëhet fjalë për laborator qendror i njohur në të gjithë Rripin e Gazës. Atje kryheshin të gjitha testet, sidomos për Covid, por tani nuk kemi laborator tjetër”, tha Rami Abdlla nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore druajnë se gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë. Këta banorë mbetën pa shtëpitë e tyre. Tani janë strehuar në këtë shkollë, kurse për të pasur sado privatësi, në ballkonet vendosin batanije.
“Shkolla është e sigurt nga sulme, por kur bëhet fjalë për koronavirus, pesë familje në një dhomë… të gjithë infektohen mes vete”, u shpreh Al Danaf – banor.

Fëmijët luajnë në oborr, kurse prindërit e tyre i mbikëqyrin. Radio Al-Aksa, e cila drejtohet nga Hamasi, kumtoi se një nga reporterët e tyre ka ndërruar jetë gjatë një sulmi ajror.
“Të gjitha këto janë gënjeshtra, izraelitët kurrë nuk paralajmërojnë për sulmet. Shtëpia ishte bombarduar në mënyrë të drejtpërdrejt. Ne duam që të zhduken të gjitha shtëpitë, nuk duam të kemi shtëpi, duam të jetojmë në tenda dhe dashtë Zoti të gjithë të kthehen në vendin tonë. Ne asnjëherë nuk do ta braktisim këtë vend. Biri im kurrë nuk mbante armë dhe nuk bëri asgjë. Ishte gazetar dhe punonte në një radio”, theksoi Mohamed Abu Husin – babai i gazetarit të vrarë.

Trazirat e reja filluan më 10 maj, kur Hamasi hodhi raketa drejt Jerusalemit në shenjë mbështetjeje të protestave palestineze kundër sigurimit të përforcuar policore të Izraelit në xhaminë Al-Aksa, vend ku hebrenjtë dhe myslimanët gjenin vend për falje. Deri më tani rreth 58.000 palestinezë i braktisën shtëpitë e tyre.