Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar vetëm 13 raste të reja nga koronavirusi duke e çuar në 446 numrin e të infektuarve. Rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë, Shkodër dhe në Durrës, të gjithë rastet e reja janë kontakte të personave të konfirmuar më parë.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur betejën me koronavirusin 23 persona.

Deri më tani fatmirësisht betejën me Covid 19 e kanë fituar 217 pacientë.

Njoftimi i ministrisë:

Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.

Siç duket në grafikun e shpërndarjes të të shëruarve sipas grupmoshave, kemi raste të shëruara në të gjitha grupmoshat.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 215 raste

– Durrës 41 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 57 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste.