Rritet numri i rasteve me Covid-19, Komisioni për Sëmundjet Infektive informon qytetarët për masat që duhet të marrin

Komisioni për sëmundje infektive, në takimin e fundit, konstatoi se ka një rritje të numrit të rasteve pozitive me Covid-19 krahasuar me javën e kaluar dhe me këtë rast i kujton qytetarët të respektojnë masat e përgjithshme për parandalimin e infeksioneve respiratore: të shmangin grumbullimet dhe qëndrimin e gjatë në ambiente të mbyllura, të ajrosin rregullisht ambientet, të lajnë duart më shpesh dhe të shmangin kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë.

“Si rikujtim, vaksinimi është mënyra më efikase për të mbrojtur nga forma e rëndë e sëmundjes.”

Në takimin e fundit, Komisioni riafirmoi rekomandimin se testimi për Covid-19 nuk është një kusht për pranimin në një institucion shëndetësor. Testimi për Covid-19 duhet të bëhet vetëm sipas indikacioneve, pra nëse pacienti ka simptoma karakteristike të Covid-19.

Komisioni thekson se pacientët duhet të trajtohen për sëmundjen e tyre kryesore në institucionin shëndetësor përkatës, edhe nëse janë pozitivë për Covid-19. Në këtë rast, institucioni shëndetësor duhet të sigurojë kushte për të minimizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes tek pacientët e tjerë dhe tek personeli duke izoluar pacientët pozitivë.

Komisioni për sëmundje infektive po e ndjek me kujdes situatën dhe, në varësi të ndryshimeve, do të japë rekomandime të përshtatshme,” thonë nga Komisioni.