Rritet numri i rasteve aktive me virus

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është në rritje. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetësisë Publike janë 6.395 raste aktive, shumica prej tyre në Shkup 3.203. Në Kumanovë janë 455 raste aktive, në Veles 328, në Prilep 257, në Manastir 216, në Kavadar 211, në Shtip 207, në Ohër 192, dhe qytete tjera.

Nga 3210 testet e kryera dje, siç tregojnë të dhënat e ISHP-së, janë regjistruar 444 raste të reja, 225 pacientë janë shëruar dhe 8 kanë ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 6089 doza të vaksinës, nga të cilat 709 si dozë e parë, 1148 si dozë e dytë, ndërsa 4232 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Deri më 26 tetor janë vaksinuar gjithsej 802.705 qytetarë, janë rivaksinuar 772.424, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 20.119 qytetarë.
Deri tani në vend janë kryer gjithsej 1.372.834 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 200.856, numri i të shëruarve është 187.374 dhe numri i të vdekurve është 7.087.