Rritet numri i infektimeve me koronavirus në Tetovë (VIDEO)


Rritje e infektimeve vërehet edhe në Tetovë. Kjo duket edhe nga numri i lartë i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në Qendrën Kovid ku brenda 24 orëve paraqiten 60 deri në 70 pacientë me simptoma. Mjeku Hasan Iljazi tregon se aktualisht 7 pacientë janë me terapi oksigjeni.

“Të hospitalizuar për momentin në repartin infektiv janë 7 pacientë, ku të gjithë janë pozitiv me Covid-19 dhe janë në oksigjen. Qendër për Covid për momentin shfrytëzohet vetëm reparti infektiv i Spitalit të Tetovës, nëse numri i të prekurve me Covid-19 rritet është në gatishmëri edhe reparti internistik kati i parë dhe i dyti që t’i pranojnë këto raste, i cili gjithashtu është i furnizuar me terapitë e nevojshme për të prekurit”, tha Hasan Iljazi nga Spitali i Tetovës.