Rritet ndjeshëm numri i rasteve aktive me Kovid-19

Pas dy rasteve të djeshme të infektimit me Kovid-19 në Strumicë, numri i rasteve aktive u rrit në 25, kumtuan nga Qendra për Shëndet Publik në këtë qytet.

“Bëhet fjalë për një të ri të moshës 24 vjeç dhe një grua e moshës 37 vjeçe. Të dy janë nga një grup i njohur, informoi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Strumicë, Petre Vitanov.

Në zonën që e mbulon kjo Qendër, deri më tani janë regjistruar gjithsej 54 të infektuar me koronavirus, ndërsa tre kanë vdekur.