Rritet intensiteti i komunikacionit, në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata. Intensisteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit, është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër lugina, lugina të lumejve dhe gryka, ku ka mundësi për shembje të dheut. Kjo posaçërisht ka të bëjë me pjesët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.