Rritet dukshëm interesimi për marrjen e dozës së tretë të vaksinës

Javën që po e lëmë pas ka pasur një rritje të interesimit për marrjen e dozës III të vaksinës anti-kovid. Sipas analizave të raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë çdo ditë ka pasur një rritje rapide prej mijëra dozash të treta në ditë. Por, akoma nuk morëm një përgjigje për shifrat që kanë lëvizur në pesë ditët e fundit. Se cilat janë kategoritë e qytetarëve që morën një dozë të tretë brenda këtyre ditëve dhe në cilat pika të vaksinimit kishte fluks të shtuar pa u vënë re nga media, mbetet për tu sqaruar nga Ministria e Shëndetësisë. Nga e marta në të shtunë shifrat prej 49 kanë arritur mbi 4,700.

Ministria e Shëndetësisë
E marte: 49 qytetarë kanë marr dozën e tretë;
E mërkure: 94 qytetarë kanë marr dozën e tretë;
E enjte: 1.068 qytetarë kanë marr dozën e tretë;
E premte: 3.300 qytetarë kanë marr dozën e tretë;
E shtune: 4.720 qytetarë kanë marr dozën e tretë.

Derisa shifrat tregojnë interesim për dozën e tretë, vullneti i qytetarëve për të marr dozë të parë mbetet skeptik. 2/3 e popullsisë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë marrë as edhe dy doza të vaksinës anti kovid, thonë autoritetet. Kjo ka shqetësuar edhe drejtorin e Klinikës së Pulmologjisë, Dejan Dokiç, i cili është edhe krahu i djathtë i ministrit Venko Filipçe. Ai tha se problemi qëndron tek mos arritja e imunitetit kolektiv.

Unë personalisht do ta lidhja vaksinimin e dozën e tretë me rekomandimet e Qendrën e kontrollit të sëmundjeve (CDC) ku thuhet se vetëm ata që kanë rreziqe shëndetësore dhe të njëjtit nuk kanë pasur të zhvilluar imunitet as me dozën e dytë. Vlerësoj se më e rëndësishme është të vaksinohen me dozën e parë dhe të dytën sa më shumë qytetarë duke arritur në kufirin e imunitetit kolektiv. Ndërsa grupet e rrezikuara që janë më të ekspozuar ndaj infektimit dhe vd*ekjes duhet të marrinë dhe dozën e tretë – tha Dejan Dokiç, Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.
Sipas raportit të fundit, deri të dielën 35% e popullsisë ka arritur të imunizohet plotësisht. Deri më tani 801.326 qytetarë janë vaksinuar, prej tyre mbi 796 mijë me dozën e dytë dhe mbi 10 mijë me dozën III.