Rritet çmimi për në Haxh! 6.550 euro nga Maqedonia

Bashkësia Fetare Islame bëri të ditur se çmimi për një arazhman për Haxhin 1444/2023 është 6.550 euro.

Nga BFI sqarojnë se në çmim përfshihet akomodimi për 28 ditë në Mekë dhe Medinë, udhëtim vajtje-ardhje, taksa për qëndrim në Arafat dhe vende të tjera të shenjta, transporti i haxhinjve në vendet e shenjta, ushqim, pagesa e kurbanit, vaksinim, sigurimi i barnave, ekip mjekësor, marrjen e vizës dalëse dhe harxhimet administrative të BFI-së.

“Numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2.030 haxhinj. Fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve (3.000) nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024”,. thuhet në njoftimin e BFI-së.

Në fund të njoftimit nga Bashkësia Fetare Islamu u urojnë Haxh të pranuar të gjithë haxhinjëve të këtij viti.