Rriten shqetësimet: Zëvendësministri i shëndetësisë në Iran rezulton pozitiv për koronavirus

Zëvendësministri iranian i shëndetësisë ka testuar pozitiv për koronavirusin, ka raportuar agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ILNA.

Iraj Harichi ishte infektuar me këtë sëmundje, e njohur gjithashtu si Covid-19, dhe ishte vendosur në karantinë, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të Iranit në TV shtetëror. Numri i vdekjeve nga sëmundja në Iran u rrit në 16 të martën.

Ndërkohë, të gjithë 132 pasagjerët dhe ekuipazhi në një aeroplan të Turkish Airlines nga Teherani duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të testohen për infeksione të mundshme në një spital në Ankara, njoftoi ministri i shëndetësisë i Turqisë.

“U ngrit një fluturim i veçantë për qytetarët turq që dëshirojnë të kthehen në vendin tonë nga Irani. Qytetarët turq që vijnë me vendin tonë nga Irani me këtë fluturim do të mbahen nën një karantinë për 14 ditë, “tha Koca.

Agjensia e lajmeve Demiroren e Turqisë transmetoi pamjet që tregojnë se ambulancat u rreshtuan pranë aeroplanit pasi zbarkuan në Ankara, me disa personel që mbanin kostume të bardha mbrojtëse. Më shumë se 80,000 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirus në Kinë që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, me numrin e vdekjeve të hënën në 2.663.

Virusi është përhapur në rreth 29 vende dhe territore.