Rriten me 62% çmimet e gazit natyror në Evropë

RUSIA ËSHTË PRODHUESI I DYTË MË I MADH NË BOTË I GAZIT NATYROR, PAS SHBA-së

Furnizimet e gazit rus për kontinentin evropian përmes Ukrainës jane shtuan me gati 40% ne oret e fundit duke nxjerre ne pah edhe nje here varesine nga energjia qe shte Putin. Edhe cmimet evropiane të gazit natyror jane rritur me 62% rritja më e madhe që nga viti 2005.

Në fillim të javës, Gjermania, e cila mbështetet te Rusia për pjesën më të madhe të gazit të saj natyror, ndaloi marrëveshjen e gazsjellësit Nord Stream 2 me Moskën pasi forcat ruse hynë në Donetsk dhe Luhansk, dy rajone separatiste lindore të Ukrainës. Pezullimi i Nord Stream 2 nuk pati asnjë ndikim në furnizimet me gaz sepse tubacioni nuk ishte funksional.

Kenneth Griffin, CEO i fondit mbrojtës Citadel, shkroi në The Wall Street Journal se Evropa duhet të zvogëlojë varësinë e saj në eksportet e gazit rus dhe SHBA duhet të ndihmojë kontinentin të përmbushë nevojat e tij për energji duke rritur prodhimin e naftës./KlanMacedonia/