Rriten eksportet nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut

ilustrim

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje përgjatë 11 muajve të parë të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-nëntor u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 11.6 miliardë lekë.

INSTAT bën të ditur se eksportet krahasuar me 11-mujorin e parë të vitit 2020 shënuan rritje me rreth 3.6 miliardë lekë.
Gjatë 11 muajve të parë të këtij viti edhe importet shënuan rritje me rreth 4 miliardë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 12 miliardë lekëve kundrejt 8.1 miliardë lekëve që ishin në 11-mujorin e parë të 2020-s.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.
Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore.