Rriten div*orcet në Gostivar, për çdo muaj shkurorëzohen nga dhjetë çifte


Statistikat e fundit tregojnë trendin e rritjes së div*orceve në qytetin e Gostivarit. Çdo muaj nga dhjetë çifte heqin dorë nga martesa dhe këto shifra u referohen vetëm bashkëshortëve të cilët kanë sjellë në jetë edhe fëmijë. Krahasuar me vitet paraprake, kompetentët alarmojnë se sivjet Gostivari shënon rekordin e ndarjeve, respektivisht deri në këtë periudhë që shënon gjysmën e parë të vitit, janë regjistruar afërsisht 70 raste shkurorëzimesh.

Azbi Shaqiri, udhëheqës i sektorit për shërbime profesionale pranë Qendrës për Punë Sociale në Gostivar, sqaron se pandemia ka luajtur rolin kyç tek divorcet e viteve të fundit, pa mos lënë anësh edhe faktorët e tjerë që i sjellin probleme familjes në përgjithësi, si alk*ooli, lëndët nar*kotike dhe bi*xhozi.
Te çiftet e shkurorëzuara shqiptare, problem paraqitet edhe jetesa në bashkësi. Të rinjtë dhe më të moshuarit nuk mund t’i përputhin idetë, dhe për fat të keq nga mosmarrëveshjet familjare pësojnë çiftet e reja.

Vetëm sivjet janë një numër i konsiderueshëm fëmijësh që janë ndarë nga njëri prej prindërve. Ligji aktual nuk përckaton se kush fiton kujdestarinë babai ose nëna, por kushtet, shkollimi dhe rrethi ku jeton prindi, janë parakushte që institucionet të vendosin se kujt do ti takojnë fëmijët. Nëse fëmija është 14 vjeç, ai vetë mund të vendos se me cilin nga prindërit dëshiron të jetojë. Për fëmijët deri dy vjeç si zakonisht kujdestarinë e fiton nëna.

Nëse deri para një dekade ishte vetëm burri ai që ka trokitur në institucione dhe ka kërkuar ndarje nga bashkëshortja, sot nga lëndët e parashtruara për di*vorc, duket se burrat dhe gratë janë barazuar në kërkesat për shkurorëzim, respektivisht sot janë gratë ata që më shpesh kërkojnë shkurorëzim.