Rriten çmimet e produkteve të qumshtit për 3.7%


Shpenzimet për jetesë në prill të këtij viti janë rritur për 2,2% në krahasim me muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 2,0%. Në nivel vjetor, ndërkaq, shpenzimet për jetesë shënojnë rritje për 10,5 %, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 11,1%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje të shpenzimeve të jetesës në prill të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te vaji dhe yndyra për 20.2%, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 12.9%, frutat e freskëta dhe të ftohta për 4.4%, djathi dhe gjiza për 3.7%, mishi për 3.4%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh për 2.3%, birrë për 1.9%, peshk dhe ushqim deti për 1.7%, kafe, çaj, kakao për 1.6%, produkte ushqimore të papërmendura diku tjetër për 1.3%, bukë dhe drithëra për 0.8%, pijet alkoolike për 0.7% dhe vera për 0.2%.

Rritje të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe te transporti ajror i pasagjerëve për 46.6%, aranzhimet turistike për 8.9%, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 4.3%, gazi për amvisëri për 4.1%, karburantet e lëngëta për amvisëritë për 2.6%, pastrimi, riparimi dhe marrja me qira e veshjeve për 1.9%, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje për 1.8%, qelqe, enë kuzhine dhe pajisje të tjera, vegla dhe pajisje të mëdha për 1.7%, mobilie dhe sende shtëpiake për 1.5%, këpucë për 1.3%, lëndë djegëse të ngurta për amvisëri, kafshë shtëpiake dhe produkte të ngjashme për 1.1%, materiale për mirëmbajtjen dhe riparimin e shtëpisë, pajisje dhe produkte të tjera të higjienës personale për 0.9% vegla të vogla dhe aksesorë të tjerë, shërbime rekreative dhe sportive, sallone parukerie dhe sallone bukurie për 0.8%.

Rritje të shpenzimeve për jetesë ka edhe te tekstili për amvisëri, pajisjet e mëdha elektrike shtëpiake, transporti rrugor pasagjerësh, lojëra, lodrat dhe hobi për 0.6%, ndihmat dhe pajisjet terapeutike për 0.5%, veshjet, shërbimet në shtëpi dhe shërbimet shtëpiake për 0.4%, riparimet dhe marrja me qira e këpucëve, riparimet e mobilieve, mobiliet dhe mbulesat e dyshemesë, shërbimet dentare, mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve të veturave të tyre, restorantet , kafene etj., bizhuteri, ora dhe orë dore për 0.3%, shërbime për mirëmbajtjen dhe riparimin e shtëpisë, farmaceutike, biçikleta, shërbime të tjera për pajisjet e transportit vetjak, pajisje për pritjen, regjistrimin dhe riprodhimin e tingullit dhe pikturave, pajisje zyre dhe materiale vizatimi dhe sende të tjera personale për 0.2%.

Ulje në indekset të kostos së jetesës në prill 2022, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në mediat regjistrues për 2.6%, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet vetanake për 0.9%, kopshtet, bimët, lulet dhe elektroshtëpiaket për higjienën personale për 0.3%.