Rriten çmimet e derivateve të naftës

Çmimi i karburanteve prej sonte në mesnatë po rritet për gjysmë deri në 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendim kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,56 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të rritet për gjysmë denari për litër dhe do të jetë 54,5 denarë. EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për një denarë për litër dhe do të kushtojë 57 denarë. EURODIZEL (D-E-V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër dhe do të shiten për 47, gjegjësisht 35 denarë.

Me vendim të KRRE për 1,329 denarë për kilogram rritet dhe çmimi i shitjes me pakicë e mazutit M-1 NS dhe do të jetë 19,498 denarë.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë rritjen e çmimeve referente të derivateve në shtatë ditët e kaluara edhe atë për rreth 5,64 për qind te benzina edhe për 10,84 për qind te dizeli, si dhe për 0,099 për qind të kursit më të lartë të dollarit në kundërvlerë të denarit.