‘Rri*hni gruan tuaj kryeneçe me kujdes kur i disiplinoni për mosbindje’, ‘këshilloi’ burrat ministrja për ‘familje’ e Malajzisë

Zëvendës ministrja për gra, familje dhe zhvillim të komunitetit Siti Zailah Mohd Yusoff, këshilloi burrat si të veprojnë kur disiplinojnë gratë e tyre të padëgjueshme sipas saj. Natyrisht kjo ka shkaktuar zemërimin me qasjen e saj të nënshtrimit të grave ndaj burrave dhe mohimit të të drejtave individuale të tyre, posaçërisht nga një grua në pushtet, transmeton Gazeta Metro.

Siti Zailah Mohd Yusoff është aku*zuar për normalizim të dhu*nës në familje duke i nxitur burrat të rra*hin gratë e tyre si disiplinë dhe përkushtim i dëshirës së tyre për ndryshimin e sjelljes së tyre.

Në videon rreth dy minuta të zëvendës ministres të titulluar ‘këshilla amësore’ që ajo e ka publikuar në rrjetin social Instagram, së pari i ‘këshillon burrat’ që të ‘disiplinojnë’ gratë e tyre ‘kokë*forta’ duke ju folur. Por nëse nuk ndryshojnë sjelljen e tyre, atëherë ata duhet të flenë ndaras nga to për tre ditë.
“Megjithatë, nëse gruaja ende refuzon që të pranoj këshillat, apo të ndryshojë sjelljen edhe pas fjetjes ndaras, atëherë burri mund të provoj qasjen e prekjes fizike, duke e god*itur butësisht, për të demonstruar rreptësinë e tij dhe dëshirën e tij të madhe për ndryshimin e saj” thotë Ziti Zailah në këtë videos.
VIDEO