GODITET BRUTALISHT NGA I DASHURI, AKTORJA E NJOHUR PUBLIKON VIDEON

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi aktorja e njohur kolumbiane Eileen Moreno deklaroi se është rrahur brutalisht nga i dashuri i saj.

Prej disa kohësh aktorja bashkëjetonte në Meksikë me të dashurin e saj Alejandro Garcia, ndërsa së fundmi Eileen ka treguar se i dashuri e ka rrahur.

Aktorja ka bërë publike pamjet e dhunës në mënyrë që të sensibilizojë të gjithë femrat, ndërsa ka ndërmarrë një fushatë për të ndihmuar femrat që dhunohen nga partnerët e tyre.

Por pavarësisht kësaj, i dashuri i aktores e ka mohuar kategorikisht të ketë ushtruar dhunë mbi Eileen.