Rrihet aktivisti i lëvzjes “Anti bixhoz”


Mbrëmë (12-qershor) në ora 20 e 20 minuta, në SPB Tetovë 44 vjeçari A.Z. nga fshati Përshevcë ka denoncuar se rreth orës 17 e 30 minuta deri sa ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikishtë nga personi M.M. i cili ka qenë bashkë edhe me një person të panjohur ku të njëjtit pa asnjë arsye e kanë grushtuar në pjesën e fytyrës duke i shkaktua lëndime të dukshme trupore. SPB Tetovë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, me ç’rast do të pasoj edhe parashtresë adekuate.