Rrihen mes vete dy nxënës në Tetovë

ilustrim

47 vjeçari Sh.I. nga Tetova, dje (26 – shtator) në ora 10:20 në SPB Tetovë ka raportuar se
më datë 23 të këtij muaji rreth orës 13:00 pas përfundimit të mësimit në shkollë, djali i tij i mitur
është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, nxënës në të njëjtën shkollë të Tetovës.

Thuhet se në sulm, i mituri ka kërcënuar me një mjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.