Rrëzohet qeveria e Malit të Zi (VIDEO)

Këtë të premte, qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit, rrjedhimisht është rrëzuar. Pro rrëzimit kanë votuar 43 deputetë ndërsa kundër kanë votuar 11 të tjerë.
Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviq që pritet ta formojë qeverinë e pakicës.

Pro një qeveri të pakicave, siç e propozoi Abazoviq, u deklarua deputeti shqiptar Fatmir Gjeka, i cili tha se janë pro këtij propozimi.
Politikani shqiptar Dritan Abazoviq në bashkëpunim me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, qeverisën bashkë rreth 1 vjet e 2 muaj.