Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një pemë e madhe Krishtlindjesh e cila u rrëzua në një qytet belg. Autoritetet thonë se viktima është një grua 63-vjeçare nga qyteti Oudenaarde ndërsa dy gra të tjera kanë marrë lëndime të lehta.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një pemë të Krishtlindjes 20 metra të lartë duke u përkulur ngadalë dhe më pas duke u rrëzuar.
Autoritet belge do të fokusohen nëse pema ishte siguruar siç duhet dhe gjithashtu do të shikojnë ndikimin e kushteve atmosferike në këtë ngjarje të rëndë.
Një stuhi e fuqishme e cila ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë, goditi të enjten pjesën perëndimore të Belgjikës.