Një avion trajnues u rrëzua në një zonë banimi në provincën veriperëndimore të Bursës në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aksident humbën jetën instruktori i fluturimit dhe piloti praktikant.
Avioni me një motor u rrëzua në një zonë me ndërtesa të shumta banimi, por nuk pati raportime për viktima në terren.
Zjarrfikësit ishin në vendngjarje, ndërsa flakët shpërthyen midis ndërtesave ku u rrëzua avioni.
Në vendngjarje kanë qenë edhe oficerët e policisë dhe personeli i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).