Rrëzohet një avion i vogël në Australi, tre të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i një avioni të vogël pranë qytetit Perth në Australinë Perëndimore, njoftuan sot autoritetet lokale.

Sipas raportimeve, viktimat janë turistë nga Zvicra dhe Danimarka, si dhe piloti, raporton Reuters.

Avioni po transportonte gjashtë turistë kur u rrëzua të martën pasdite pranë ishullit Rottnest, një destinacion i njohur turistik rreth 30 kilometra në perëndim të Perthit, thuhet në deklaratë.

Tre turistët e mbijetuar janë plagosur, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për shkaqet e aksidentit, raporton Tanjug.