Një avion ushtarak amerikan me katër persona raportohet se është rrëzuar në veri të Norvegjisë teksa merrte pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s.Agjencia federale e koordinimit të kërkimit dhe shpëtimit të Norvegjisë i ka tnënë Reuters se një avion i tipit “V-22 Osprey” në një fluturim stërvitor u zhduk gjatë motit të keq.Sipas Reuters, një zëdhënës më vonë konfirmoi se avioni ishte përplasur në tokë, transmeton Klankosova.tv.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me katër personat që kanë qenë në të.