MPB ka njoftuar se më 09.06.2024, në orën 17:30 në SPB Tetovë u raportua se rreth orës 16:00 në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, I.M. (22) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë, duke drejtuar një motoçikletë “Piaggio” me targa të Tetovës, humbi kontrollin dhe ra në rrugë. Në aksident, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Për ngjarjen është informuar prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin.
Ballina Lajmi i Dites Rrëzohet me motoçikletë në rrugën Shkup-Tetovë, lëndohet rëndë i riu nga Reçica...