Rrëzohet gjatë një feste në një vikend shtëpizë në Mavrovë, dërgohet ne spital 18-vjeçari nga Gostivari


Me datën 15.11.24 në ora 23:40 në DPB Gostivar është raportuar se në Qendrën Emergjente të Gostivarit është pranuar me lëndime trupore personi T.A. (18) nga Gostivari. Sipas njoftimit, gjatë një feste në një vikend shtëpi në Mavrovë, ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar duke i shkaktuar lëndime. Po merren masa për zbardhjen e rastit.