RRËZOHET DIGA, DHJETËRA TË VDEKUR, QINDRA TË ZHDUKUR, MË SHUMË SE 6 MIJË PA STREHË


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Laos, Azi. Qindra njerëz janë zhdukur dhe dhjetëra të tjerë kanë humbur jetën pasi një digë në ndërtim u rrëzua në Laos-in juglindor.

 

Rënia e digës hidroenergjitike në provincën Attapeu, ka ndodhur mbrëmë pas mesnate .Më shumë se 6,600 njerëz janë aktualisht të pastrehë ndërsa të tjerë janë bllokuar në çatitë e shtëpive të përmbytura.

Ndërtimi i digës Xe-Pian Xe-Namnoy filloi në vitin 2013 dhe do të fillonte veprimtarinë tregtare vitin e ardhshëm. Arkitekti  kryesori  iprojektit tha se kishte marrë një raport nga operatori i digës se një pjesë e digës 770 metra e  gjatë dhe 16 metra e lartë, ishte shembur.

Ai tha se stuhitë e vazhdueshme të shiut kishin sjellë “një volum të lartë të ujit” . Aktualisht, Xe-Pian Xe- dhe agjencitë e lidhura me të kanë evakuar njerëzit që banojnë në këtë zonë.

37698119_2038564956154318_6847140195901374464_n.jpg