Rrëzohet avioni rus me 65 të burgosur ukrainas

Një avion rus me 74 persona në bord është rrëzuar ditën e sotme në rajonin e Belgorodit në kufi me Ukrainën. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes të cituar nga RIA Novosty, avioni mbante të burgosur ukrainas për një shkëmbim të të burgosurve në rajon.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë ruse, sipas RIA, thuhet se rreth orës 11 të mëngjesit me orën e Moskës, një avion Il-76 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar në rajonin e Belgorodit. Avioni mbante 65 të burgosur ushtarakë ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues, raportojnë mediat e huaja.

Avioni që u rrëzua është një Ilyushin Il-76 i cili për një arsye të panjohur humbi lartësinë dhe u rrëzua duke bërë që avioni 72 tonë të shndërrohej në një top zjarri.

Rajoni Beglkorod pranë kufirit me Ukrainën ka parë disa incidente të sulmit me raketa nga ushtria ukrainase në muajt e fundit, me sulmin e fundit me raketa që vrau 25 njerëz.