Erëra të forta kanë goditur Anglinë. Për pasojë, kudo sheh pemë të rrëzuara, çati që kanë rënë në tokë, makina të rrëzuara etj. Por jo vetëm kaq. Edhe qytetarët e kanë pësuar keq në disa raste pasi era e fortë i ka marrë përpara duke i rrëzuar nëpër rrugë.
Nga era e fortë, British Airways anuloi më shumë se 80 fluturime, shoferët u paralajmëruan vetëm të bënin udhëtime thelbësore dhe atraksionet kryesore u mbyllën duke përfshirë London Eye, Keë Gardens dhe Legoland.
Në rrjetin hekurudhor Juglindor, pasagjerët u bllokuan në një tren midis Tonbridge dhe Sevenoaks në Kent.
VIDEO