Dje (10-shtator) në ora 15:30 në SPB- Tetovë është raportuar se në zonën Ceripashina në Kodrën e Diellit, me motor me 4 rrota Kawasaki me shenja regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga 44-vjeçari A.H. nga Tetova në të cilën ishte hipur edhe 41-vjeçarja E.H.nga Tetova, ka humbë kontrollin dhe është përmbysur. Në aksident dy personat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer inspektim të vendit të aksidentit.Pa Censurë