Rreziku i ‘sfidave’ në rrjetet sociale, historia e trishtë e një vajze të mitur

Arriani Jaileen Arroyo (Ariani Xhejlin Arrojo) ishte 9 vjeçe, kur vëllai i saj i vogël, veçse 5 vjeçar, e gjeti të motrën pa ndjenja. Arriani kishte në qafën e saj një litar qeni, e cila ishte kapur në derën e dhomës.

I ati i të miturës ndodhej poshtë në bodrum, po punonte. Ishte i biri që e lajmëroi të atin, ndërsa ky i fundit u përball me skenën e dhimbshme. Vajza u dërgua me urgjencë në spital dhe pas disa kohësh, prindërit morën vendimin më të vështirë në jetët e tyre, dhanë konsensusin për të ndërprerë aparaturat mjekësore që ishin vendosur tek e bija. Mjekët kishin vërtetuar se vogëlushja s’mund të rikuperohej më dot, truri i saj kishte vdekur.

Ngjarja e kobshme për familjen 4 anëtarëshe ndodhi vitin e kaluar, ndërsa tani media amerikane dhe një seri mediash të njohura të huaja, kanë bërë publik rastin. Kjo për shkakun se familja e 9 vjeçares, së bashku me një tjetër familje që pati të njëjtën histori, kanë vendosur të hedhin në gjyq rrjetin e njohur social Tik Tok. Duke iu bashkuar Qendrës ligjore për viktimat e rrjeteve sociale, prindërit e dy familjeve kanë dalë përpara për të ndërgjegjësuar familjet me prindër, për rrezikun e rrjeteve sociale.

“Për ne nuk është e lehtë, që të zgjohemi përditë duke ditur se vajza jonë e vogël nuk do të vijë më kurrë… se unë nuk do ta dëgjoj më kurrë zërin e saj, buzëqeshjen e saj”-tregoi nëna e të miturës.
“Kurrë nuk e kishim menduar se do të kishte një anë të errët, e që kjo të lejohej në rrjetet sociale. Ne duam që prindërit të jenë të ndërgjegjshëm, nuk dëshirojmë që fëmijë të tjerë…”-tha babai i 9 vjeçares.

Në lidhje me padinë e kryer, familjet u bënë bashkë përmes veprimeve të Qendrës ligjore për viktimat e medias sociale. Kjo e fundit, në emër të familjes, vuri në dukje se algoritmet e përdorura nga rrjeti social Tik Tok, i “çojnë” apo “lejojnë” fëmijët të përballen me sfida të rrezikshme, si ajo e “Black Out Challenge”.
“Kjo është një çështje për të shpëtuar jetë fëmijësh. Le të jemi të qartë, fëmijët po dërgohen tek këto sfida përmes algoritmit. Ky nuk është një aksident e as një rastësi.”-tha përfaqësuesi i qendrës ligjore.
VIDEO