Ish-ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn është vënë zyrtarisht nën akuzë për mënyrën se si ajo e menaxhoi pandeminë e koronavirusit, pasi prokurorët deklaruan përpara gjykatës në Paris se ka prova të mjaftueshme për ta he*tuar.
Prokurori i Republikës bëri me dije se Buzyn është vënë nën akuzë për “rre*zikim të jetës së të tjerëve”, ndërkohë që nuk do të hetohet për ak*uzën tjetër të “dështimit të ndalimit të një fatkeqësie”.
Ish-doktoresha, e cila ka mundësinë ta apelojë vendimin”, deklaroi për mediat përpara gjykatës se “kjo është një mundësi e shkëlqyer për të thënë të vërtetën”.
“Nuk do të lejoj që veprimet e mia si ministre dhe të qeverisë të diskretitohen, në një kohë që ne bëmë gjithçka për të përgatitur vendin përballë një pandemie që ende vijon”, u shpreh 58-vjeçarja.