Rr*ezikohet sezoni turistik në Ohër dhe Strugë, kërkohen vaksinime m*asive

Të gjitha aranzhimet me turistët e huaj, të cilët do të vinin në Ohër dhe Strugë, në fillim të këtij sezoni turistik u anuluan. Hotelierët thonë se situata me koronavirusin, procesi i dobët i vaksinimit dhe numri në rritje i pacientëve po bën të veten. Gjithashtu situata është shqetësuese edhe me mysafirët nga Holanda, që dikur ishin më të shumtë. Numri i tyre deri në vitin 2019 ishte më shumë se 40,000 në sezon, dhe tani është mezi një mijë, por as ata nuk janë të sigurt.

“Për momentin kemi një numër shumë të dobët të rezervimeve, dhe ato janë në pikëpyetje, sepse ende nuk ka njoftime për vendosjen e fluturimeve nga Holanda për në Ohër”, tha Asim Mexhedoviq, operator turistik.
“Ne kemi anulime, që ishin për mars dhe prill. Patëm njoftime për grupet gjermane, që fatkeqësisht për shkak të mungesës së vaksinimit në Gjermani, nuk mund të dalin nga Gjermania, dhe të ishin mysafirët tanë. Ne jemi akoma në stend-baj”, theksoi Ana Jançeva-menaxhere e hotelit në Strugë.

Disa hotelierë thonë se ar*anzhimet e tyre janë anuluar deri në fund të korrikut.
“Kemi shumë anulime, në lidhje me rezervimet tona më të forta, të cilat u anuluan deri në korrik. Ne zakonisht punojmë me amerikanë, kështu që amerikanët na anuluan deri në korrik”, pohoi Marjan Tërçeski, hotelier.
Për shkak të kësaj situate, gastronomët kërkojnë nga institucionet kompetente, që menjëherë të krijojnë kushte, që Maqedonia të mund të marrë një certifikatë të destinacionit të sigurt.

“Por, nëse nuk e kemi atë certifikatë, do të jetë shumë e vështirë të kemi ndonjë sezon turistik”, tha Asim Mexhedoviq -Tur, operator.
Në këtë drejtim, operatorët turistikë dhe hotelierët i bëjnë thirrje shtetit, që të fillojë imunizimin masiv sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe të lehtësojë procedurën për marrjen e su*bvencioneve për turizëm.