Gjermania po vazhdon të jetë ndër vendet me numrin më të madh të të prekurve me virusin COVID-19
Në Gjermani, 5.936 persona të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 91.714.
Sipas Institutit Robert Koch, është e treta ditë që numri i të infektuarve të ri ka rënë pasi 6,082 raste të reja janë raportuar të shtunën, dhe 6.174 të premten, raporton Reuters.
Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve u rrit me 184 – në 1.342./KosovaPress