Rreth 18 mijë mërgimtarë janë regjistruar në mënyrë elektronike në dy ditët e para

Interesim i madh për regjistrim përmes aplikacionit online, të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Në dy ditët e para janë regjistruar rreth 18 mijë qytetarë. Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski tha se sistemi i regjistrimit online është i sigurt.

Mbrojtje ka, por edhe theksohet që nuk guxon të veprohet në atë mënyrë. Çdo qasje regjistrohet, asgjë nga ajo që do të hyjë në atë mënyrë (me IP adresa të rrejshme) nuk do të regjistrohet në bazë. Bazat janë maksimalisht të mbrojtura, tek ne janë, janë bazat tona e askush nuk ka të drejtë qasjeje në atë bazë’ deklaroi Apostol Simovski, Drejtor i ESHS.
Ministri i jashtëm Osmani tha se Organizatat qytetare bullgare në vend duhet të kërkojnë grafë të veçantë për regjistrim. Ndërsa drejtori i Entit Simovski tha se grafë të tillë ka në formular.

Nuk ka nevojë të kërkojnë, ka grafë të tillë, ka për gjithçka që dua të regjistrohen. Grafa është boshë që të mos ndikohet tek qytetarët si të regjistrohen. Ndërsa në kodeksin e shifrave është vendosur për të gjithë që kemi njohuri, se dikur në këtë shtet dikush është shprehur se i përket ndonjë përkatësie etnike’ pohoi Apostol Simovski, Drejtor i ESHS.
Paralelisht me regjistrimin online të diasporës, por zhvillohet edhe regjistrimi i personave të pastrehë në vend, të burgosurve dhe përfaqësuesit diplomatik.