Rreth 15 fëmijë po trajtohen nga koronavirusi në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Rreth 15 fëmijë dhe 15 nëna që janë pozitivë me Covid-19, po trajtohen në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Drejtoresha e Klinikës Aspazija Sofijanova në një dalje për media bëri të ditur se po i mjekojnë për komplikime eventuale.

“Për momentin kemi rreth 15 fëmijë me rreth 15 nëna që janë pozitivë me Covid-19. Po i mjekojmë për komplikime eventuale. Të gjithë janë në gjendje stabile. Trendi i rënjes së numrit të sëmurëve vërehet edhe tek fëmijët”, tha Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve Aspazija Sofijanova.