Rreth 105.000 nxënës në Maqedoni do të marrin nga 1.200 deri në 1.800 denarë, në 6 muajt e ardhshëm

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se në pakon e re anti-krizë do të përfitojnë 105.000 nxënës, Për masën anti-krizë ndaj nxënësve janë ndarë gjithsej 14,3 milionë euro. Nxënësit e shkollave fillore, nga familjet me kushte të dobëta financiare do të marrin nga 1200 denarë në 6 muajt e ardhshme, ndërsa ata të shkollave të mesme do të marrin nga 1.800 denarë.

“Në këtë pako të masave kemi siguruar të ardhura për rritjen e standardit të nxënësve”, theksoi Kovaçevski.