Rreshteri i policisë në SHBA vret gruan shqiptare dhe dy fëmijët e më pas veten

Një rreshter i policisë së New Yorkut ka vrarë gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tij e më pas veten. 4 anëtarët e familjes u gjetën të vdekur më 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në New York.

Oficerët e policisë gjetën të vdekur Watson Morgan, 49 vjeç, gruan e tij Ornela Morgan (nga Shqipëria), 43 vjeç dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Autoritetet thanë se të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.